Flash News

KRYESORE

Simptomat/ Fibroadenoma, tumori i gjirit që prek moshat nën 30-vjeç

Fibroadenomat janë tumore të ngurta, beninje (jo kanceroze) të gjirit që shfaqen më shpesh tek vajzat adoleshente dhe femrat nën moshën 30 vjeç. Mund ta përshkruani fibroadenomën si një masë e ngurtë, e kufizuar mirë dhe e butë në prekje. Është një formacion në gjoks që mund të ndihet lehtësisht poshtë lëkurës, por që zakonisht nuk sjell dhimbje.

Fibroadenomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të zmadhohen ose tkurren vetvetiu. Ato janë gjendra të gjirit më të përhapura tek femrat e reja.

 Simptomat

Fibroadenomat janë masa ose gjendra solide të gjirit që zakonisht:

Rrethohen nga vija të dallueshme

Lëvizin lehtësisht

Të ngurta ose kockore

Të padhembshme

Kur e prekni gjirin, mund të ndieni sikur keni një mermer brenda lëkurës.  Mund të keni një ose disa fibroadenomë. Ato ndryshojnë në madhësi, duke filluar nga shumë të vogla (mund të zbulohen vetëm me mamografi ose eko gjiri), deri në 8 centimetra ose më shumë.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Edhe tek gratë që janë në gjendje të mirë shëndetësore indet normale të gjirit shpesh duken si gjendra. Nëse vëreni ndryshime në gjoks, ose një gjendër të re që fillon të rritet dhe ndryshon me kohën, lini një takim me mjekun.

Shkaktarët

Nuk dihet saktësisht çfarë i shkakton fibroadenomat, megjithatë ekspertët mendojnë se lidhen me hormonet riprodhuese. Ato shfaqen më shpesh gjatë viteve riprodhuese, mund të zmadhohen më shumë gjatë shtatzënisë ose kur përdorni terapi hormonale, ose mund të tkurren pas menopauzës, kur fillojnë të ulen nivelet e hormoneve.

Ndërlikimet

Shumica e fibroadenomave nuk janë të rrezikshme. Por, ka raste kur rreziku për zhvillimin e kancerit rritet në mënyrë të konsiderueshme kur ato përmbajnë ciste anormale ose inde të ngjeshura, të patejdukshme.

Të fundit