Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dardan Mustafaj
Izolimi i detyrueshëm na dha më në fund kohën e nevojshme për të bërë gjërat që i kemi shtyrë nga viti në vit. Për mua ishte mundësia të gërmoja në arkat, që dergjeshin prej dekadash si nën çatinë e kullës së të parëve në Bajram Curr e deri tek bodrumet e shtëpisë ku banojmë sot. Këto arka përplot me letra të hedhura pa rend i kanë mbijetuar kohës falë vetëdijes për vlerën e shkresës, por edhe stabilitetit relativ që mbizotëroi në Shqipëri pas luftës së parë botërore. Dokumenti më i vjetër që kam gjetur aty mban datën 07.10.1922: është një vërtetim i pagimit të taksave nga stërgjyshi im.
Nga dokumenti në dokument po zbuloja me kënaqësi të madhe nje kontrast. Vërtet mund të ishin njerëz që i jepnin peshë fjalës së dhënë, megjithatë kujdeseshin që për detyrime civile (mes privatësh) të hartonin një shkresë dhe ta nënshkruanin atë përpara dëshmitarësh. Madje këtë praktikë e ndiqnin edhe ata që nuk dinin shkrim e këndim, të cilët nënshkruanin me shenjën e gishtit dhe ja linin stërgjyshit tim ta ruante, në njëfarë mënyre, si noter. Nëpërmjet këtyre dokumenteve zbuloja që Shqiptarët e viteve 1920-1940, të paktën të asaj krahine, ishin për nga shumë aspekte më afër kulturës dhe mentalitetit te europianëve të sotëm se shumë nga bashkatdhetarët e mi të sotëm. Dhe më kryesorja: ata nuk ngjanin fare me portretizimin si të prapambetur e mesjetarë, që buronte nga historia e shkruar dhe e rishkruar sa e sa herë gjatë gjysmëshekullit të fundit.
Në mesin e atyre shkresave, një zarf tërhoqi vëmendjen time. Kontrastonte me letrat e tjera. Ishte palosur me kujdes, nuk përmbante shënime, grisje etj... Ishin “Deklarata” të lëshuara nga partizanë tropojanë, midis tyre dhe një kolonel i kohës, me anë të së cilave ata “shfajësonin” stërgjyshin tim për të kaluarën e tij si xhandar në kohën e mbretërisë. Këta persona dëshmonin se stërgjyshi im kishte pasur “gjithnjë ide përparimtare”, se ishte bërë xhandar “me lejen e shokëve”, me qëllimin për të siguruar një kafshatë bukë si dhe për të “punue nga mbrenda në favor të lëvizjes popullore”. Është e qartë që ato ishin vetëm broçkulla, të cilat nuk i besonin as ata që i kishin shkruar e as ata që i lexonin. Synimi ishte tjetër kund.
Regjimi i Enver Hoxhës ndryshoi të kaluarën, duke i kthyer shqiptarët nga i pari tek i fundit në falsifikatorë të historisë së tyre. Nën këtë “shtet” stërgjyshi im dhe shumë të tjerë u detyruan të rishkruajnë edhe historinë e tyre personale. Kam pyetur veten përse ky burrë malsor, i ditur dhe i respektuar në mbarë krahinën u pajtua me këto gënjeshtra? Shpjegimi del qartë po të shihet në kontekstin e tij. Stërgjyshi im kishte lindur dhe ishte formësuar në një kohë kur liria dhe pavarësia ishin fituar me gjak. Kishte parë të atin e tij të plagosur dhe të mbetur invalid në përpjekje me ushtrinë serbo-malazeze. Kishte parë kullën familjare të digjet me çfarë kish brenda nga po kjo ushtri dhe e kishte rindërtuar me duart e veta. Pas gjithë këtyre sakrificave, të paguash me gënjeshtra, që nuk dëmtonin askënd, ishte thjesht një bashkim me rrymën për të mbijetuar. Pra, si sakrificë dukej hiç gjë.
Gënjeshtra, e ngritur në nivelin e virtytit, depërtoi kështu thellë në ADN-në tonë. Kështu u krijua “njeriu i ri”, i cili e shihte historinë dhe identitetin e tij vetëm si një mjet, që mund ta ndryshonte në çdo kohë, në funksion të nevojave të momentit. Njeriu i ri nuk ka të shkuar, ka vetëm të tashme. Identiteti i tij është përshtatja, futja në kallëpin e shoqërisë, opinionit, modës... Në shtratin e prokustit njeriu i ri ka gjithnjë përmasat e krevatit.
Me fillimin e viteve 1990 ky “njeri i ri” u vu përballë një realiteti të ri ku vlerat, tiparet dhe gënjeshtrat e 40 viteve të fundit duheshin fshirë dhe rishkruar. Dhe, falë plasticitetit të tij, e bëri lehtësisht, pa mëdyshje. Shumë nga komunistët më të bindur bënë atë që për vite kishin dënuar këdo që e tentonte: emigruan tek armiku i tyre i djeshëm SHBA, madje duke u bërë edhe shtetas amerikanë. Të tjerë u bën kapitaliste të egër, të tille që, për para, e mbuluan Shqipërinë me plehrat e botës, me ndërtime në çdo hapësirë të gjelbër, me PPP zhvatëse etj...
Kryeministri, si njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri, është arketipi i këtij njeriu të ri. Një nga nismat e tij si politikan ishte “kthimi në identitet” të asaj pjese që pikërisht shkatërroi me teatrin. Në opozitë luftoi fuqishëm për ndalimin e importit të mbetjeve, të cilat i lejoi kur erdhi në pushtet. Denoncoi koncesionet dhe PPP, ndërkohë që, në pushtet, dha pa fund të tilla. Me të drejtë denoncoi dhunën policore ndaj Saimir Tahirit në protestë përpara Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që policia e tij ndjehet me shpatulla aq të ngrohta, sa del pa numër identifikimi të rrahë njerëz të shtrirë në tokë po përballë Ministrisë së Brendshme. Shefi i Qeverisë e shndërroi Partinë Socialiste në një turmë njerëzish si vetja, të gatshëm për të fshirë të shkuarën për një përfitim të momentit. Socialistët e vitit 2020 nuk janë më ata të vitit 2010, 2000 apo 1991.
Pa pikë turpi degradoi debatin rreth prishjes së Teatrit Kombëtar në diskutime dytësore: na qenka i vjetër, i rrezikshëm, do e ndërtojmë më të mirë, nuk duhet të kemi nostalgji për gërmadha etj... E ndoti debatin publik me këto diskutime, ndërkohë që debati i vërtetë duhej të ishte: a po zhduket identiteti i Tiranës? Teatri Kombëtar ishte pjesë e historisë sonë, ishte një fytyrë e Tiranës, një fytyrë që fëmijët e mi nuk kanë për ta parë kurrë më tashmë pasi po shfaroset përditë nën kazmat e babëzisë ndërtuese të njeriut të ri. Miq të huaj më kërkojnë të shohin Tiranën Otomane apo Tiranën e viteve 1920-1940, por s’kam ku t’i drejtoj. Njeriu i ri mburret me kalanë e Tiranës apo pazarin e ri, ku ka derdhur miliona me tendera, në rastin më të mirë të dyshimtë. Këto lloj ndërtimesh i gjen në çfarëdo qyteti provincial të çfarëdo shteti në BE a gjetkë!
Si plastelinë politike udhëheqësi i partisë më të madhe të majtë në Shqipëri i vetofrohet tërësisht asaj që denoncohet historikisht nga e majta: kapitalizmit, zhdukjes së shtetit në favor të privatit me ato qindra PPP, që ka dhënë në këto vite... Dhe për t’i vënë kapakun e ka kthyer veten në shembull për një brez të tërë të humbur nga këto përplasje identitetesh. Para pak vitesh i pyesja studentët e mi nëse njihnin ndonjë hero të krahinës së tyre ose edhe nëse dinin kush ka qenë njeriu, emrin e të cilit i kanë vënë rrugës, ku ata banonin. Asnjë nuk dinte të përgjigjej. Kur i pyesje se cilët ishin idhujt e tyre, ata përgjigjeshin me emra të huaj. Ndërkohë, që një qëndrestare si Musine Kokalari, guximi i pamposhtur i Vasil Laçit apo trimëria dhe ndjenja e detyrës së Mujo Ulqinakut dhe shume të tjerëve mund të frymëzojnë po aq sa një Nelson Mandela.
Prishja e Teatrit Kombëtar e bën edhe më ulëritës faktin që në asnjë karrige të qeverisë tonë nuk u gjet ndonjë Musine, Vasil apo Mujo, që të mos pajtohej me kthimin e Tiranës në një qytet pa identitet. Qeverisja ishte unanime në fshirjen e së kaluarës për t’i dhënë Tiranës fytyrën e re.
Teatri Kombëtar u fshi nga faqja e Tiranës, njësoj siç u fshi në Kavajë monumenti i artistit Musa Qarri apo në Durrës Fontana e sa e sa raste të tjera më pak të bujshme. E kaluara duhet t’i lërë vend modernitetit alla njeriu i ri, edhe pse në këtë transformim na mbetet mbi peizazhin urban veç “e reja”. Njeriu ka ikur në drejtim të paditur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38