Flash News

KRYESORE

Sinjale krize nga futbolli, Sindikata shpërndan ndihma për futbollistët në Shqipëri

Sinjale krize nga futbolli, Sindikata shpërndan ndihma për

Edhe futbolli është në vështirësi gjatë kësaj periudhe karantine. Në Shqipëri, ndonëse nuk ka ende raportime për pagesat e futbollistëve, duket se disa prej tyre kanë shfaqur vështirësitë e para. Lajmin e ka dhënë indirekt Sindikat e Futbollistëve Shqiptarë, e cila me anë të një njoftimi tregoi se ka nisur shpërndarja e ndihmave për futbollistët në nevojë.

Duke publikuar dhe një foto ku duken dy persona që me qese me ndihma, Sindikata e Futbollistëve ka cituar edhe një shprehje të Nënë Terezës. “Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë filloi sot aksionin për të ndihmuar futbollistët në nevojë në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Nënë Tereza”, shkruan sindikata. Ndërkohë, prej ditësh kreu i FSHF Armand Duka ka kërkuar nga qeveria që të përfshijë në paketën e ndihmës edhe futbollin në vend. Megjithatë kryeministri Rama dhe zëvëndësi i tij Braçe kanë dalë kundër këtyre kërkesave.

https://www.facebook.com/110811526919291/photos/a.163831561617287/220796889254087/?type=3&theater

Të fundit