Flash News

KRYESORE

Sinjale nga Franca për heqjen e vetos ndaj Shqipërisë, eurokomisioneri: Skeptikët po përpiqem t'i bind me metodologjinë e re

Sinjale nga Franca për heqjen e vetos ndaj Shqipërisë,

Komisioneri për Zgjerim i BE, Olivér Várhelyi tha se është në bisedime me shtetet anëtare dhe kryesisht ato skeptike për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë sinjale pozitive për heqjen e vetos ndaj Shqipërisë nga Franca, eurokomisioneri tha se po përpiqet t’i bindë me metodologjinë e re.

“Unë do të bisedoj dhe po flas me shtete anëtare dhe po përpiqem ti bind se me metodologjinë e re që do e përdorim dhe besoj se do biem dakord të gjithë për negociatat. Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë me reformat”, tha eurokomisioneri i cili po ashtu detajoi më vonë se javën e shkuar ishte në Paris dhe po ashtu është takuar me autoritetet holandeze, si shtete që u shprehën kundër Shqipërisë në tetor.

“I diskutuam shqetësimet e tyre. Unë po bisedoj më të dyja këto shtet që u ndikuan nga samiti i tetorit. Ajo që po bëj është po përpiqem të shoh ecurinë dhe se çfarë do mund të arrihet gjatë kësaj periudhe, Jam shpresëplotë që me qasjen e re që do ribalancoj negociatat për anëtarësim jo vetëm për shtetet aspiruese, por edhe ato ekzistuese, me përparimin që po vazhdon ne do mund ta ndryshojmë klimën politike. Jam shumë shpresëplotë”, tha Várhelyi.

Të fundit