Flash News

KRYESORE

Sinjalizuan qytetarët, shpëtohen dy të mitur në Tiranë

Sinjalizuan qytetarët, shpëtohen dy të mitur në Tiranë

Dy të mitur janë shpëtuar sot nga punonjësit e  Policisë Bashkiake të Tiranës. Pas sinjalizimit që kanë marrë nga  qytetarë të ndryshëm, punonjësit e Policisë kanë gjetur dy të  mitur që në këto ditë të ftohta dhe të lagështa e kalonin natën duke u strehuar në ambiente të papërshtatshme.

Të rinjtë me inicialet S.P, 16 vjeç nga Vlora dhe K.J, 14 vjeç nga  Korça janë gjetur në një nga bodrumet e pallateve në afërsi të Shkozës. Atyre u është ofruar ndihma e parë nga punonjësit e shërbimit social të Bashkisë Tiranë dhe më pas konform  procedurave ligjore, iu është marrë deklarata në prani edhe të  psikologut.

Sipas procedurave ligjore, një prej fëmijëve i është dorëzuar punonjësve të policisë për ta dorëzuar tek prindërit.

Të fundit