Flash News

KRYESORE

Sion shkarkon Paolo Tramezzanin, shkak rezultatet e dobëta të skuadrës

Tashmë është zyrtare që Paolo Tramezzani nuk është më trajner i Sionit. Lajmi është konfirmuar nga skuadra zvicerane, e cila njofton se për shkak të rezultateve të dobëta ka shkarkuar nga detyra ish-zv/trajnerin e kombëtares shqiptare.

“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit.

Shkarkimi i tij vjen pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

Angazhimi i Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje.

Të fundit