Flash News

KRYESORE

Sipas Bardhit me Tahirin nuk u bë drejtësi: Kërkon t`i japë mesazh shefit të tij

Sipas Bardhit me Tahirin nuk u bë drejtësi: Kërkon t`i japë

I ftuar në "Kjo javë" me Nisida Tufën, ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili po ashtu ka komentuar  vendimin e djeshëm të Gjykatës, e cila çoi rikthehu në pikën zero çështjen ‘Tahiri’.

Sipas Bardhit nuk u dha drejtësi dhe u shpreh duke thënë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ose të shkojë bashkë me kryeministrin Edi Rama në burg.

"Është një vendim që nuk dha drejtësi. Faktet dhe provat për ministrin kampion të Edi Ramës, janë publike. Zoti Tahiri do të duhet të ishte dënuar prej shumë kohësh dhe do të duhet të ishte duke vuajtur dënimin për gjithçka bëri nën urdhrat dhe porosinë e veçantë të Edi Ramës, gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm. Veprime të kundraligjshme, kriminale, të cilat, edhe sot e kësaj dite, kanë pasojat e tyre në shoqërinë shqiptare. Sot, Shqipëria është vendi që tregohet me gisht si furnizuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe është vend tranzit për drogat e forta. Kjo është meritë e ministrit kampion të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës. Unë e pashë zotin Tahiri si një person që është i vetëdijshëm për krimin që ka kryer, por kërkon t’i japë mesazh shefit të tij dhe bashkëpunëtorit të tij në këtë krim se, nëse ai do të dënohet, do të duhet të shkojnë bashkarisht në qelinë e burgut."

Të fundit