Flash News

KRYESORE

Sipas mediave italiane, Schumacher do i nënshtrohet një operacioni eksperimental

Sipas mediave italiane, Schumacher do i nënshtrohet një operacioni

Michael Schumacher do i nënshtrohet një kirurgjie eksperimentale me një kirurg i famshëm francez Dr Philippe Menasche.

Sipas revistës italiane “Contro Copertina” kjo është një përpjekje për rigjeneruar sistemin e tij nervor. Qelizat e dëmtuara të 51-vjeçarit do të zëvendësohen me të reja, më të shëndetshme, në një operacion që është pjesërisht eksperimental.

Menasche njihet si pionier i mjekësisë dhe shtatorin e kaluar ka kryer një tjetër operacion te Schumi. Më parë ai ka kryer operacione me qeliza staminale ndaj personave të tjerë, që kanë rezultuar të suksesshme dhe të sigurt.

7-herë kampioni i botës, përjetoi një aksident të tmerrshëm në vitin  2013 në ski. Qëndroi 6 muaj në koma dhe më pas u zgjua por që prej asaj kohe nuk është postuar asnjë moment në foto apo video.

Raportohet se gjermani ka humbur masë të shumtë muskulare, për shkak se ka qëndruar i shtrirë ose pa lëvizur për vite me radhë.

Të fundit