Flash News

KRYESORE

Sipas sondazhit, shqiptarët nuk duan zgjedhje të parakohshme dhe janë të ndarë për aksionin e opozitës

42.2% e shqiptarë nuk i mbështesin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky është rezultati i sondazhit të IPR Marketing, i publikuar në emisionin ‘Tempora’ në Ora News.

40.2% është pjesa e shqiptarëve që e mbështesin idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur deputetët dhe Qeverinë e re.

Ndërkohë që 15.6% nuk kanë dhënë një përgjigje.

Sa i përket protestave të opozitës, këtu qytetarët janë të ndarë. 49.8% thonë që nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, ndërsa 25.7% ndajnë plotësisht të njëjtin mendim dhe 23.6% janë pjesërisht dakort.

Në lidhje me vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, 52.9% thonë që nuk janë dakort, 37.6% thonë që e mbështesin vendimin dhe 9.5% nuk kanë një ide.

Të fundit