Flash News

KRYESORE

Sipërmarrësi Flamur Hoxha: Shifrat tregojnë ulje të papunësisë sepse shqiptarët po largohen

Sipërmarrësi Flamur Hoxha: Shifrat tregojnë ulje të

Sipërmarrësi Flamur Hoxha i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora kërkoi nga ana e qeverisë rritjen e pagave për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi. Sipas Hoxhës, ndonëse flitet për ulje të papunësisë në Shqipëri, në të vërtetë bëhet fjalë për shqiptarë që larguar nga vendi.

"Largimi i shqiptarëve nga vendi ka arritur në atë që quhet sikur papunësia është ulur. Që të arrish t'i mbash shqiptarët në Shqipëri, duhet të arrijmë në atë që unë ia kam thënë shpeshherë politikës, se kjo politikë na ka bërë ne më shumë zot për veten jo për qeverinë sepse na pyesin, por nuk na dëgjojnë, ose nuk bëjnë atë që ne themi që duhet bërë. Kemi arritur në atë shkallë që ne sipërmarrja të bënim mbylljen e ciklit, që ne të eksportonim. Ky produkt të bën dhe krenar kur eksportohet jashtë, ku konkurrenca është më e fortë. Dhe më e rëndësishmja, pagat t'i rrisësh në atë mënyrë që shqiptarët të mos largohen", është shprehur Hoxha.

Të fundit