Flash News

KRYESORE

“Sistemi është i kapur nga Edi Rama”, Sekretari i LSI akuza të ashpra kryeministrit: Do të ketë nën kontroll çdo pushtet

“Sistemi është i kapur nga Edi Rama”, Sekretari i LSI

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili rrëzoi padinë e kandidates së LSI për këshillin Bashkiak të Tiranës, Lindita Veliasi duke deklaruar se mandati i takon Këshilltares Genta Mezini, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.

Përmes një deklarate për mediat Brahimllari akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon të ketë nën kontroll çdo pushtet në Shqipëri. Sipas Brahimllarit Rama po tregon çdo ditë edhe më shumë kapjen e drejtësisë.

“Edi Rama tregoi edhe një herë se do të ketë nën kontroll çdo pushtet në Shqipëri, përfshirë edhe atë lokal dhe sistemin e drejtësisë për të cilin ka shumë kohë që lufton ta zotërojë në çdo mënyrë.

Shqiptarët do shikojnë se pas tepsisë Rama do të shtrohet këmbëkryq edhe në sistemin e drejtësisë. Kjo është politika e pashpresë e tij, LSI është e vendosur të bëjë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që po tregon çdo ditë edhe më shumë kapjen e drejtësisë” tha Brahimllari.

Të fundit