Flash News

KRYESORE

Sistemi i drejtësisë i kapur nga Rama? Ngjala i drejtohet Shehit: O Dash, ai e bën qejfin e vet!

Sistemi i drejtësisë i kapur nga Rama? Ngjala i drejtohet Shehit: O

Deputeti demokrat Dashamir Shehi dhe avokati Spartak Ngjela janë përfshirë në një debat në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Gjatë fjalës së tij në emision Shehu u shpreh se Partia Demokratike nuk ka penguar në asnjë moment miratimin e Reformës në Drejtësi duke shtuar madje se këto janë justifikime të mazhorancës.

“Cilin ligj u kemi ndaluar ne këtyre që nuk e votuan? Ato 7 ligjet e drejtësisë deshëm që të bëheshin në të njëjtën mënyrë siç u bë kushtetuta. Këto s’qenë dakort dhe i bënë vetë. Këto thonë s’na lenë me punu, po kush nuk i le me punu këta? Këto kanë të gjithë kohën, njerëzit, të gjithë paratë i kanë për të punu”

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ishte reagimi i Ngjelës, i cili tha të gjithë prokurorë e gjyqtarë janë të korruptuar duke pohuar se kryeministri i ka pranuar se e ka kapur sistemin e drejtësisë.

“Mua më trego ti eee? Sejfullahut i thua? Mu më tregon se kush janë gjyqtarë aty? Të gjithë janë të korruptuar. Nuk dënon prokurori. Keni parë ndonjë kryeministër që ka marrë drejtësinë dhe thotë e mora. Jeni bashkë zotëri, po ju jep juve kartën që të thoni e mori. O Dash ai e bën qejfin e vet. Të gjithë nga ajo vrimë do kalojnë, që të tërë dhe kryesorja është që ka më shumë se 1 shekull se nuk i bihet kurrë o djathtas o majtas. I bihet njëherë pushtetit. Ka marrë fund ai problem”.

Të fundit