Flash News

KRYESORE

Sistemi i leje-daljeve për pazar, Rama prezanton aplikacionin: Përjashtohen pensionistët

Sistemi i leje-daljeve për pazar, Rama prezanton aplikacionin:

Ashtu siç lajmëroi sot, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se si do të funksionojë sistemi i liri-daljeve për pazar, pasi nga dita e hënë vetëm një familjar mund të bëjë pazarin, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Rama realizoi një video live me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj e cila theksoi se përmes teknologjisë do mund të mbrojmë jetën duke kufizuar të dalën.

Procedura për të marrë lejen do të zhvillohet në platformën e-albania.

Rama nënvizoi se leja është automatike dhe shtoi se në momentin që aplikon leja të shfaqet në telefonin e qytetarit.

Ai sqaroi se kjo vlen edhe për telefonat që nuk janë smart.

Si merret leja për pazar?

Karçanaj shpjegoi procedurën duke aplikuar vetë për leje.

-Qytetari hap faqen e-Albania përmes një aparati celular, laptopi apo kompjuteri dhe klikon në shërbimin ‘Leje për dalje”.

-Pas identifkimit ne e-Albania, qytetari vendos orarin e daljes në fashën e lejuar dhe nis kërkesën.

-Në adresën tuaj të e-mail-it vjen mesazhi i miratimit të lëvizjes.

Për ata që nuk kanë akses në internet, Karçanaj shpjegoi që mjafton të dërgojnë 24 orë përpara, një SMS pa pagesë, “Lejen për dalje” në numrin: 55155.

Qytetari dërgon me SMS; 1-Numrin e kartës së identitetit, 2-Orarin e Lëvizjes për blerje ushqimesh ose Ilaçe. Pas verifikimeve, qytetarit i dërgohet SMS miratuese.

Nga kjo procedurë, përjashtohen ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizimin të veçante.

Edhë njëherë kryeministri Rama tha se lejet nuk vlejnë për pensionistët, pasi ata duhet të qëndrojnë në shtpëi.

“Pensionistëve nuk do u jepet leje sepse atyre do u vijë përgjigja negative. Ata duhet të qendrojnë në shtëpi, ata që janë të vetmuar e s’i kanë fëmijët pranë, do kujdesemi ne, siç po kujdesemi pa pushim. Nuk do dalin më pensionistët në rrugë. Është vetëm një anëtar familje për të bërë pazar”, theksoi Rama.

Të fundit