Flash News

KRYESORE

Sistemi i radarëve, Kodheli deklaron 98% saktësi, Petro Koçi: Ka nevojë për më shumë investime

Sistemi i radarëve, Kodheli deklaron 98% saktësi, Petro Koçi:

Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur në lidhje me akuzat e opozitës për fikjen e radarëve. Ai ka deklaruar se deti nuk është vetëm nën vëzhgimin e ministrisë s Mbrojtjes por të disa ministrive, gjithsesi tha ai, duhet që të investojmë më shumë për të pasur një cilësi më të mirë të këtij sistemi.  Ndërkohë më herët ish-ministja e Mbrojtjes Mimi Kodhele ka deklaruar se sistemi i radarëve në Shqipëri është 98% i saktë dhe për këtë është investuar në periudhën kur Kodheli ishte në krye të kësaj ministrie.

“Ndër vite forcat e armatosura kanë pasur mbështetje ndërkombëtare, por gjithsesi kjo ndihmë e SHBA-së është shumë e rëndësishme, janë 250 mjete të blinduara shumë funksione, sot u bë një ceremoni për pjesën e parë të ndihmës  prej 12 mjete të blinduara.

A ka pasur kosto përfshirja e FA në shuarjen e zjarreve këtë sezon?

Ky ka qenë një sezon kampion porsa i përket rastit të zjarreve, pjesëmarrja e forcave tona të armatosura ka qenë maksimale, gjithashtu edhe për këto mjete ka një kosto, sepse transporti kryhet nga buxheti i vendit tonë.

Këto janë absurditetet e politikës, në Shqipëri në vend që të veproj drejtësia, vepron politika, marrin vendime i shpallin, mendoj se bota e medies duhet t'i shmanget pak kësaj kur politika përfshihet në domene që nuk i takojnë. Edhe në këtë rast kemi më shumë të bëjmë më atë që quhet qytetari dixhital.

Kemi të bëjmë me një sistem që mbron kufirin tonë detarë dhe jo dhe aq sa i përket çështjeve të tjera. Deti është në kompetencë të shumë ministrive përfshirë edhe ata të Mbrojtjes. Ky është një sistem që ka kufizimet e veta dhe sigurishtë që ka nevojë që të investohet më vonë në këtë sistem.

Nga ana tjetër mendojë se bashkëpunimi me Italinë  duhet të thellohet edhe më shumë në këtë fushë në mënyrë që asgjë mos t’i humbasë vëzhgimit.”

Të fundit