Flash News

KRYESORE

Sistemi i referimit i çakorduar, Ministria merr masa disiplinore ndaj mjekëve

Sistemi i referimit i çakorduar, Ministria merr masa disiplinore ndaj

Një shkresë e mbërritur në duart e disa mjekëëve të parësorit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka ngjallur pakënaqësi tek mjekët.

“Ti jepet masë disiplinore me shkrim mjekes X, mjeke familje prane XY, për moszbatim të Urdhrit Nr. 576, datë 16.12.2017 për disa ndryshime në Urdhrin Nr.28, datë 26.01.2016, “Për sistemin e referimit dhe tarifat e shërbimit shëndetësor publik,” shkruhet në shkresen drejtuar mjekëve të familjes.

Këto masa disiplinore për mjekët e familjes, për moszbatimin e sistemit të referimit elektronik, kanë ngjallur pakënaqësi. Mjekja, e cila ka komunikuar me gazetaren e shëndetësisë Denisa Canameti, sqaron se kjo situatë nuk ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të punës nga ana e saj. Por, sepse sistemi nuk punon. “Mjekun specialist ku duhet ta referoj unë pacientin, nuk ma njeh sistemi fare”, shprehet mjekja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sistemi i referimit elektronik për shërbimin te mjeku specialist lehtëson shërbimin nga burokracitë. Pretendohet se qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes por kjo ka ngjallur pakënaqësi tek mjekët.

Foto është siguruar nga gazetarja e shëndetësisë Denisa Canameti.

 

Të fundit