Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Situata brenda PS-së, Përparim Kabo: Është kapur nga drejtuesit e pasur dhe ka dalë nga shinat
Profesori Përparim Kabo ka komentuar deklaratat e bëra në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku disa zyrtarë folën për një situatë gri brenda strukturave. Kabo shprehet se kjo ngjyrë gri ka ardhur si pasojë e veprimeve të drejtuesve të partisë, të cilët janë të pasur ose shumë të pasur dhe nuk kanë lidhje me socialistin e thjeshtë.
Sipas Përparim Kabos, gjendja gri në planin institucional organizativ partiak ka ardhur se partia nuk funksionon, është e dal jashtë shinave si një lokomotiv e lodhur dhe e braktisur.
Ai përmend edhe emrat e disa ish-drejtuesve të partisë që sot nuk janë më pjesë e saj dhe që me përjashtimin e tyre erdhi edhe ikja e mendimit të përparuar.
Reagimi:
Ju nuk besonit dikur, ecët dhe bëtë atë që menduat dhe deshët dhe sot më në fund e kuptuat se ka ndryshuar ngjyra, ndaj në forumin tuaj deklaruat,…”Të shpërndahet ngjyra gri që ka pllakosur në Partinë Socialiste”…Krejt normalisht le të arsytojmë. Pyetja e parë, përse u krijua ngjyra gri? Pyetja e dytë, cila që metamorfoza e kësaj force politike e cila mbajti një barrë të rëndë në tranzicionin shqiptar? Pyetja tjetër, nëse je me ngjyrë rose apo mavi je parti social demokrate, po me ngjyrën gri ku rreshtohesh, cili është identiteti yt si forcë politike? Unë nuk jam anëtarë i as një partie politike, por jam i shqetësuar se çfarë po ndodh me partitë politike dhe për rrjedhojë me pluralizmin politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si po sillemi me këtë bosht krucial të institucionalizmit demokratik të shoqërisë liberal-demokrate, shqiptarët dhe faktori shqiptar?!! Ja përse shpërndarja e mjegullës gri nuk mund të bëhet pa larguar ujqërit gri dhe heronjtë gri, ëngjëjt gri dhe batalionet gri në Parti/partitë. Në gjykimin tim brenda PS ka ndodhur largimi drejtuesve nga masa e organizuar e partisë dhe për rrjedhojë nga një organizëm politik që bazohej tek idetë dhe idealet e përbashkëta është shëndruar në një klan drejtues dhe në një masë anatërsie e lodhur e paorganizuar dhe e zhgënjyer, e mbytur në dëshpërim.
Në planin ekonomik kemi disa vite që Partia Socialiste edhe kur i përmendet emri, është e kapur nga drejtues të pasur e shumë të pasur, sigurisht jo ne pagën mujore, dhe me një masë që kur është në punë nuk është e sigurt, kur nuk është në punë është e varfër, kur herë është e herë nuk është, sillet si një masë njerëzore në nevojë që cedon tek dinjiteti dhe personaliteti, si e tillë ajo ngryset dhe shëndrohet në një mjegull gri e partisë.
Gjendja gri në planin institucional organizativ partiak ka ardhur se partia nuk funksionon, është e dal jashtë shinave si një lokomotiv e lodhur dhe e braktisur, përderisa mbledhjet e organizatave nuk bëhen si dhe sa duhen, kur drejtimi është shëndruar në të gjithë nivelet në drejtim personal dhe tek e fundit shumë nga ata që morën drejtimin e kësaj force nuk kishin dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me historinë, vlerat dhe dinjitetin kombëtar dhe ndërkombëtar të Partisë Socialiste.
Gjendja është gri se mendësia është gri dhe inteligjenca gri në shumë nivele drejtimi të punëve të pushteteve dhe shtetit. Ikja e mendimit të përparuar nga Partia Socialiste duke larguar ata që e kishin, ishte mbyllja e horizonit … Ku janë psh Prof Dr. që e krijuan këtë parti së paku fjala vjenë nga Maqo Lakrori, Ethem Ruka, Luan Hajdaraga, Rexhep Mejdani deri te Zamira Çavo?...Pse ata nuk përfillen më?! E them unë pse. Sepse sa herë që ata flasin hapur për gjendjen në Partinë e tyre, menjëhere sigmatizohen, nuk pranohen dhe duken si plangprishës. Ngjyra gri si ngjyrim fizik është bashkimi të bardhës me të zezën, e bardha janë socialistët e ndershëm që shpesh i gjejmë në rrugë për mospagimin e rrogave, në spitale ku presin shpëtim, apo nën shtëpitë e shëmbura si në Zharrëz. Po ngjyra e zezë, cilët janë…?! Kjo është e kuptueshme. Janë të gjithë ata që nuk ndodhen në këto pozita por janë majmur me pasuri dhe prona…E fundit, ngjyra gri i shkon shumë hipokrizisë…ndaj ktheni mendimin dhe idealet në parti, largoni anonimët dhe të korruptuarit, shpëtoheni PS nga ruraliteti…dhe ktheheni atje ku e gjetët dhe e morët. Ky është një detyrim që ka të bëjë me historinë kombëtare. Një parti apo partitë pa ideale kanë bërë që demokracia në Shqipëri mos funksionojë më as si funskionale e as si normale….Ky realitet quhet ndryshe kthim prapa! Fatalitet i frikshëm!
Pkabo 8 Janar 2018
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38