Flash News

KRYESORE

Situata e përmbytjeve, Emergjencat Civile njoftojnë për situatën në të gjithë vendin

Situata e përmbytjeve, Emergjencat Civile njoftojnë për

Komiteti i Koordinimit të EmergjencaveCivile dhe Krizave pranë Kryeministrit ka dhënë informacion në lidhje me situatën në vend pas motit të keq.

Në njoftim thuhet se intensiteti më i lartë i reshjeve u regjistrua Kukës, Vlorë e Gjirokastër ku brenda një kohe shumë të shkurtër niveli i prurjeve të Lumit Vjosë në Memaliaj arriti vlerën e 8 metrave nga 1-1,5 që ishte përpara fillimit tëreshjeve.

Gjatë natës, nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetitdhe të strukturave të tjera të janë kryer ndërhyrje për   evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë në qarqet e Fierit,   Vlorës dhe Gjirokastrës.

Reshjet kanë krijuar probleme edhe në qarqe të tjera të vendit si Kruja, Tirana, Elbasani, Dibra, Lezha dhe Kukësi.

Në Zall Bastar të Tiranës janë shpëtuar pasagjerët e një furgoni dhe një veture që kishte mbetur në mes të lumit. Në lagjen kodra e Shtufit në Gjirokastër u krye evakuimin i banorëve të një pallati   të rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut. Akset kombëtare janë të  kalueshme. Vështirësi janë paraqitur në aksin Tepelenë-Gjirokastër   tek liqenit i Viroit dhe tek fusha e Lazaratit.

Rrëshqitje dherash, rënie gurësh janë ose dëmtime të pjesshme të rrugës shfaqur në aksin Tiranë-Dajt, aksin Mamurras-Ura e Drojës, Krujë-QafëShtamë, në Rrapës të Pukës, në segmentin Klos –Bulqizë dhe në disa pika të tjera. Vështirësi serioze janë krijuar në Vanë të Delvinës dhe në aksin Kuç-Vlorë.

Strukturat e OSHEE kanë vazhduar punën për mbajtjen në gatishmëri tërrjetit të furnizimit me energji me gjithë vështirësitë e mëdha që paraqetriparimi i defekteve në kushte të rënda atmosferike. Një punonjës i OSHEE në Tropojë ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një dëmtimi tërrjetit.  

Një numër konsumatorësh kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve dhe për shkak të shkëputjeve të detyruara të furnizimit   për arsye sigurie.

Sipas IGJEUM, në orët e ardhshme parashikohet një lehtësim i reshjeve. Megjithatë, gjendja mbetet evështi rë, sidomos në drejtim të efekteve që pasojnë reshjet intensive.

Të fundit