Flash News

KRYESORE

Situata e përmbytjeve në Gjirokastër, Zamira Rami kërkesë Edi Ramës: Të shpallet gjendja e emergjencës

Nisur nga situata e vështirë pas reshjeve të shiut në Gjirokastër, kryebashkiakja Zamira Rami i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës. Zamira Rami, e zgjedhur nga radhët e LSI në krye të bashkisë së Gjirokastrës, në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama shkruan se në qytet ka probleme me rrëshqitjet e dherave në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat rrezikon që të shembet, “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori” ku sërish paraqiten probleme me banesat dhe një pallat, ndërsa banorët janë evakuuar, pasi rrezikojnë.

Përpos problemeve brenda në qytet, Rami thekson se disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa edhe akset kryesore kanë probleme me qarkullimin. Nisur nga kjo situatë, ajo thekson se gjendja e krijuar nuk mund të përballohet nga pushteti vendor, prandaj kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror, përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. (Shqiptarja.com)

 

 

Të fundit