Flash News

KRYESORE

Situata e rrugëve, ARRSH: Akset problematike dhe zonat ku nuk lejohet qarkullimi

Situata e rrugëve, ARRSH: Akset problematike dhe zonat ku nuk lejohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion sa i takon gjendjes së rrugëve në mbrëmjen e sotme.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:

- Në rrugën e Dardhës

- Volare-Erind-Çajup

-Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

- Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.

Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:

- Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm

- Qafë Lac-Koman

- Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit

- Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam

- Kuben-Vasie

- Kukës-Bushtricë

- Kukës-Ura e Zapodit

- Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

- Bajram-Curri-Valbonë

- Qafë Mali-Fierzë

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir

- Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë

- Ura Cerenecit - Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.

- Skuraj - Burrel - Peshkopi

Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.

- Akset Dajtit

- Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë

- Krujë-Sarisalltik

- Aksi Librazhd-Steblevë i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë,

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka reshje të pakta shiu.

- Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.

Të fundit