Flash News

KRYESORE

Situata e tensionuar, Rama i hedh benzinë zjarrit: Do vrasin veten

Situata e tensionuar, Rama i hedh benzinë zjarrit: Do vrasin veten

Kryeministrit Rama duket se nuk i bën fare përshtypje situata e tensionuar në vend që po degradon drejt një përplasje civile, por vazhdon me provokime përgjatë fushatës së tij elektorale.

Edhe pse ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë në shumë KZAZ të vendit, Rama ka hedhur ‘shashkën’ e radhës duke thënë se opozita ka vendosur të vrasë veten.

“Si shkojnë pas tyre nuk e kuptoj. Këtë e kanë marrë rrugën për të vrarë veten, por edhe kollaj nuk do jetë, por sidoqoftë ne jemi me të drejtën. Këtu nuk është cështje e zgjedhjeve vendore, por vë populli vijën dhe nesër nuk i shkon më mendja të bëjë nga këto gjëra se e di rrugën. Në fund do përplasen pas murit dhe do vetëeliminohem”, tha Rama.

Në lidhje me incidentin në Librazhd, ku një protestues qëlloi me sende të forta eskortën e e tij, Rama tha këtë e “organizoi vemja që ishte deputet dhe me qeverinë e zgjedhjeve në 2017 ka qenë një nga drejtorët, ai e kishte bërë të gjithë dhe ikën i lë njerëzit në burg dhe ikën”.

Të fundit