Flash News

KRYESORE

Situata e zjarreve, flakët po shkaktojnë masakër mjedisore në Picar të Gjirokastrës

Situata e zjarreve, flakët po shkaktojnë masakër mjedisore

Situata e krijuar nga vatrat e shumta të zjarreve në vend vijon të jetë ende problematike në disa zona.

Ditën e sotme është regjistruar një vatër zjarri e cila ka përfshirë një masiv pyjor në zonën e Picarit, në Gjirokastër.

Mendohet që zjarri si fillim ka nisur  pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Tepelenë dhe për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur më shpejtësi. Mësohet se flakët kanë përpirë sipërfaqe të tëra pyjore të cilat po shkaktojnë një masakër mjedisore në këtë zonë.

Forcat zjarrëfikëse ka shkuar në vendin vendngjarje, por e kanë të pamundur ndërhyrjen e tyre për shkak të terrenit të vështirë. Për këtë arsye drejtuesi i zjarrëfikses në Gjirokastër, Kujtim Bizhga ka kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri.

Të fundit