Flash News

KRYESORE

Situata e zjarreve, flakët rrezikojnë disa shtëpi në fshatin Muzinë

Situata e zjarreve, flakët rrezikojnë disa shtëpi në fshatin

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë kërcënim për disa zona në vend. Ditën e sotme është shënuar një vatër zjarri në fshatin Muzinë të Sarandës. Raportohet se nga kjo vatër zjarri rrezikohen disa shtëpi në fshat.

Gjithashtu mësohet se për të vënë nën kontroll flakët, në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse nga Saranda e Delvina. Zjarrfikësja e Sarandës është pozicionuar tek banesat në mënyrë që të pengojë flakët që t’i prekin ato.

Ndërkohë që zjarrëfiksja e Delvinës po merret me shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve janë venë edhe banorë të fshatit.

Të fundit