Flash News

KRYESORE

Situata e zjarrit në Levan, 50 punonjës të FA në aksion për shuarjen e flakëve

Situata e zjarrit në Levan, 50 punonjës të FA në aksion

Zjarri i rënë mesditën e sotme në Levan të Fierit është kthyer në një kërcënim për zonën, pavarësisht faktit që forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

Për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve në Levan kanë shkuar të paktën  50 punonjës të Forcave të Armatosura, pasi terreni i vështirë nuk e nuk favorizon aspak ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Zjarri i rënë gjatë ditës së sotme në një hark kohor shumë të shkurtër ka rritur të djegë  një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Të fundit