Flash News

KRYESORE

Situata ekonomike, deputeti i LSI-së: Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë pa paga në fund të muajit

Situata ekonomike, deputeti i LSI-së: Mos u habisni që një

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, është ndalur tek situata ekonomike në vend.

Spahiu rendit vendimet e marra nga qeveria duke nisur fillimisht me heqjen e shpërblimit në fund të vitit, shkurtimin e investimeve direkte, bllokimin e rritjes së pagave ndërsa thotë se së fundmi është ulur edhe me tre here fondi i kompesimit të ish pronarëve.

“Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë dhe pa paga në fund të muajit.

Dhe ta mendosh që e gjitha kjo ndodh pas një rritje të ekonomisë me shumë pikë përqindje🤔🤔🤔”, thotë Spahiu.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

Në fillim hoqën shpërblimin e fund vitit.

Më vonë shkurtuan investimet direkte, u gjetën PPP-t.

Bllokuan rritjen e pagave, prej pesë vitesh i njëjti nivel.

Përgjysmuan ndihmën ekonomike.

Përgjysmuan fondin për të përndjekurit.

Së fundmi, tre herë më pak fondi i kompensimit të ish pronarëve, krahasuar me vitin e kaluar.

Mos u habisni që një ditë do ngelemi të gjithë dhe pa paga në fund të muajit.

Dhe ta mendosh që e gjitha kjo ndodh pas një rritje të ekonomisë me shumë pikë përqindje🤔🤔🤔

Të fundit