Flash News

KRYESORE

Situata kaotike në Kakavijë, reagon Meta: Thellësisht i shqetësuar! Qeveria e min. e Jashtme të marrin masa urgjente

Situata kaotike në Kakavijë, reagon Meta: Thellësisht i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar mbi situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të radhëve kilometrike të krijuara prej tre ditësh.

Meta i ka drejtuar një thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shkruan Meta, shoqëruar edhe me një video nga gjendja aktuale.

Të fundit