Flash News

KRYESORE

Situata kaotike në Kapshticë, MEPJ tregon regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt Greqisë nga 1-15 shtator

Situata kaotike në Kapshticë, MEPJ tregon regjimin e lëvizjes nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetra qytetarë janë duke pritur të kalojnë drejt Greqisë pas mbylljes së sporteleve për shkak të plotësimit të kuotave.

Përmes një njoftimi, MEPJ sqaron regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të zgjatjes së masave kundër Covid-19.

Njoftimi i plote:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke: https://bit.ly/3hAluA6.

Të fundit