Flash News

KRYESORE

Situata me covid-19/ Basha: Nuk është koha për larje duarsh në televizor, paratë nuk mjaftojnë

Situata me covid-19/ Basha: Nuk është koha për larje duarsh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot një bashkëbisedim me gazetarët për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nga rastet me covid-19 në Shqipëri.

Në fillim të fjalës së tij Basha shprehu keqardhjen për humbja e jetës së të moshuarës në Durrës, të cilin e kondiseroi një lajm i keq edhe për rrethanat në të cilat është trajtuar.

“Duhet të rrisim të gjithë kujdesin. Kjo është thirrja ime e parë për çdo bashkëqytetar. Këshilla ime për personelin mjekësor është të ndiqet me rigorozitet protokolli i masave mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe të afërmit.  Thirrja për qeverinë është të sigurojë pajisjet dhe apartirat e nevojshme për stafet mjekësore.  Nëse nuk mbrojmë dot mjekët, nuk mbrojmë dot qytetarët. Nëse ata infektohen, nuk ka kush kujdeset për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virsuit. Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe trajtimin e bartësve të virusit. 3.5 milionë dollarë nuk mjaftojnë", tha ai.

Sipas tij liderit të opozitës Qeveria nuk mund të fshihet pas propagandës. "Nuk është koha për propagandë, për larje duarsh në televizor, kur qytetarët nuk kanë ujë. Prandaj kam kërkuar që më 23 shkurt marrjen e masave. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Është koha për të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve".

Të fundit