Flash News

KRYESORE

Situata me koronavirusin, ish-ministri demokrat ngre alarmin për rrezikun në Shqipëri

Situata me koronavirusin, ish-ministri demokrat ngre alarmin për rrezikun

Kur numri i të vdekurve në Kinë po i arrin rreth 1700 dhe një viktimë është shënuar në Evropë frika rritet edhe më shumë për atë që mund të ndodhë në vendin tonë nëse konstatohen raste me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Ish- ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se Shqipëria deri tani nuk ka asnjë karantinë për koronavirusin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ngre shqetësimin se masat e deritanishme nuk japin asnjë siguri dhe se janë ‘thjesht për propagandë ‘duke filluar qe nga disa “maska” të ekspozuara për të hequr vëmendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë’.

“Heshtja e plotë e shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantinë” që flasin, si është organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundshme, flasin për mos ekzistencën e saj, apo për ndonjë të tillë vetëm në 3D”, thotë  Shehu.

Ai apelon që të merren menjëherë masa serioze. “Duhet transparencë, bashkëpunim, dislokim fondesh e jo keqpërdorim të tyre me disa PPP abuzive e veçanërisht një koordinim, mbështetje e prezencë e ngushtë me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, që janë shumë të interesuara në forcimin e masave mbrojtëse në Shqipëri. Teoritë konspirative të “sekretit shtetëror” janë vetëm “gjethe fiku” e të denja për regjimin e Kim Jong-un”, përfundon Shehu.

Të fundit