Flash News

KRYESORE

Situata me koronavirusin shtyn reformën zgjedhore, Hajdari kundër takimeve virtuale: Ne nuk biem dakord as në tryezë!

Situata me koronavirusin shtyn reformën zgjedhore, Hajdari kundër

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari në një lidhje me Skype për Report Tv njoftoi se për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin është shtyrë tryeza për Reformën Zgjedhore.

Hajdari theksoi se nuk ështe hequr dorë nga kjo Reformë, por thjesht është shtyrë për shkak të pamundësisë për t'u takuar fizikisht.

Po ashtu ajo vuri theksin se është kundër takimeve virtuale, duke argumentuar se nuk është një mënyrë për të gjetur dakordësi.

"Ekspertët po punojnë, thjesht kontakti fizik është pak i vështirë. Ka pasur dakordësi nga opozita e bashkuar, por edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një afat të caktuar dhe ne kemi vendosur për ta shtyrë. Duke parë në varësi të situatës, kjo nuk duhet të na ndalojë se është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave.

Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s'biem dot dakord në tryezë, e jo më online", tha Hajdari.

Të fundit