Flash News

KRYESORE

Lidhja e krimit me policinë, Hajdari: Në 2009 bandat nuk kanë qenë i përkëdhelura

Lidhja e krimit me policinë, Hajdari: Në 2009 bandat nuk kanë

I ftuar në News 24, ish-Drejtori i Policisë së Elbasanit, Aleks Hajdari, ka treguar për situatën në Elbasan gjatë kohës kur ai mbante postin e drejtorit të policisë.

Ai shprehet se bandat kanë ekzistuar dhe në atë periudhë, por problemi qëndronë se si e menaxhon situatën policia.

“Grupet kriminale kane ekzistuar, problemi është se si e menaxhojnë drejtuesit e policisë situatën. Mendoj se ka neglizhncë nga drejtoria e policisë atje.

 Për periudhën që unë kam qenë drejtor policie ne Elbasan, nuk mbaj mend që fisi Çapja të ketë qenë i përkëdhelur nga policia. Nuk di që të ketë pasur lidhje me forcat e policisë. Dallimi mes individëve më back graund kriminal dhe policisë janë shumë të ndryshme, kriminelë janë të vetëpunësuar, kurse efektivët punojnë për të goditur këto grupe.

Gjatë kohës qe unë kam drejtuar policinë në Elbasan është referuar vetëm një herë materiali në prokurori për një prej anëtarëve të fisit Çapja” shprehet Hajdari.

Të fundit