Flash News

KRYESORE

Situata në gjithë vendin, 20 persona të evakuuar, 10 banesa të përmbytura, 75 mijë familje pa energji elektrike

Situata në gjithë vendin, 20 persona të evakuuar, 10 banesa

Kryeministria ka bërë një pasqyrim të situatës në vend deri më tani. Në njoftim thuhet se një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër ndërsa janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

Për rrugët janë të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës, probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Ndërkohë ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

Gjithashtu ka dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi. Ndërkohë që janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.

Të fundit