Flash News

KRYESORE

Situata në Kombëtare, edhe De Biazi i pakënaqur me Panuçin

Situata në Kombëtare, edhe De Biazi i pakënaqur me Panuçin

Ish-trajneri i Shqipërisë, Giani de Biazi nuk i ka pritur mirë rezultatet e fundit të Kombëtares. I ftuar në ‘Abc News’, 62-vjeçari theksoi se mungesat kanë ndikuar, por se nuk mund të ankohesh gjithmonë për këtë, duke ‘shigjetuar’ në një farë mënyre edhe Panuçin.

“Ne fatkeqësisht bëmë një gabim tek goli i parë nga dalja e gabuar e një mesfushori. Ishin 3 kundër 2 dhe humbëm topin. Kur humbet topin në gjysëm fushën tënde dhe pas 13 minutash kë pësuar një gol për 1 – 0 dhe nuk është e lehtë. 10 minuta më vonë mbetesh me 10 lojtarë dhe kjo ndikon tek pjesa e mbetur e lojës. Mungesa kishte Shqipëria, mungesa kishte dhe Skocia. Unë gjithmonë kam bërë si dhe Panuçi nuk mund të bënte ndryshe me ato që kishte në dispozicion. Nuk mund të qash kur të mungon dikush, nuk mund të bësh asgjë. Natyrisht po të kishte patur Roshin, Sadikun, Hysajn, Bashën do të luhej një ndeshje tjetër.”

De Biazibëri dhe një krahasim ndërmjet kombëtares në kohën e tij dhe kombëtares së sotme nën drejtimin e Panuçit. “Nuk e di nëse ka ndryshuar. Unë u përpoqa të isha shumë i kujdesshëm ndaj rivalëve ndaj vendosa tu hiqja mundësitë dhe burimet e lojës të ekipeve që luanin kundër nesh. Tentova të shfrytëzoja cilësitë e futbollistëve që kisha. S’mund të sillesh si Brazili kur je Shqipëria. Gjithësecili me mundësitë që ka duhet të japë maksimumin. Aftësia e një trajnerit është ajo që të dijë situatën dhe të japë maksimumin.”

Kuqezinjtë do të luajnë të martën në stadiumin ‘Elbasan Arena’ përballë Uellsit; ndeshje e cila mund të jetë e fundit për Kristian Panuçin.

Të fundit