Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Situata në PD, Ina Zhupa rrëfen disa të ‘fshehta’: Në Grupin Parlamentar prisnin sa mandate do na linin Rama dhe Meta
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka komentuar situatën ku është përfshirë partia dhe thekson se do të kishte preferuar që i gjithë ky debat të zhvillohej brenda strukturave të partisë, pa dhënë spektakël të panevojshëm.
Zhupa del qartësisht në mbrojtje të Lulzim Bashës dhe kundër ish-deputetëve të PD-së kur shprehet se reflektimi për humbësit dhe humbjen duhet të fillonte që në 2013 që mos të fshihej dot askush pas dorëheqjes së Berishës, në mënyrë që humbësit të mos thërrisnin më pas gjeni humbësin.
Zëdhënsja zbulon se askush pa përjashtim, në mbledhjet e kryesisë, nuk mohonte fuqinë e parasë së drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama dhe në grupin parlamentar ngrihej shqetësimi se me këtë pushtet që kishte Rama dhe Meta nuk do na ngelej gjë tjetër veçse të prisnin sa mandate do kishte dëshirë tu linte Rama.
Zhupa përmend të gjitha përpjekjet që Basha bëri, dhe në një pjesë të tyre ia arriti, për të ndryshuar këtë situatë. Ajo thekson se sukseset e Bashës janë të PD-së, ashtu siç duhet të jetë edhe humbja më 25 qershor.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Gjithë anëtarët e PD duhet të kenë një qëllim të përbashkët fitoren e kësaj force për të qeverisur vendin. Nisur nga kjo kushdo ka të drejtën të bëj analizën e tij se përse humbëm këto zgjedhje parlamentare, por pa harruar premisën që duhet të ketë dashur fitoren e partisë së tij. Në të kundërtët nëse do donin humbjen, do punonin për humbjen, nuk do mobilizoheshin për fitoren nuk kanë nevojë të kërkojnë arsye më shumë për humbjen sesa tek vetja e tyre.
Futem tek ata njerëz që kam bërë opozitë aktive me zë dhe figurë, në çdo medium dhe mundësi përballë pushtetit të Rilindjes. Dhe mendoj se vetëm ky fakt dhe asnjë pozicion tjetër politik brenda partisë më mjafton për të thënë arsyet që gjykoj pse humbëm. Do kisha preferuar që ky debat të bëhej brenda strukturave të partisë, mos ishim të detyruar të jepnim spektakël të panevojshëm por meqë u hap loja kështu, le ti përshtatemi.
Duke mos besuar që kam monopolin e të vërtetës dhe duke respektuar lirinë e gjithë atyre që janë kundër po ju shtroj këto pyetje:
Kush nga ju beson se paratë të pista të narko-shtetit që krijoj Rama dhe e pranoj gjithë bota nuk do të ndikonin në zgjedhje?
Kush nga ju beson se kriminelët dhe mbështetësit e tyre nuk u përfshin në zgjedhje?
Kush nga ju beson se policia e shtetit nuk ishte në presion, edhe të hapur biles të thirrjeve të kryeministrit që u detyrua të tërhiqej nga halli?
Kush nga ju beson se blerja e votës nuk ka funksionuar si një mekanizëm i garantimit të votës?
Kush nga ju beson se varfëria nuk është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve?
Nëse dikush i beson këto atëherë ka gjithë të drejtën e botës të thotë që Basha është fajtori për humbjen tonë. Nëse nuk i beson këto atëherë le të mos përdorin inatet dhe qejfmbetjet personale për të sulmuar një individ. Ndoshta reflektimi për humbësit dhe humbjen duhet të fillonte që në 2013 që mos fshihej dot askush pas dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha. Në këtë mënyrë humbësit nuk do të thërrisnin dot më gjeni humbësit.
Si anëtare e kryesisë mund të them që askush pa përjashtim, në mbledhjet e kryesisë, nuk mohonte fuqinë e parasë së drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama. Po ashtu edhe grupi parlamentar ngrinte shqetësimin se me këtë pushtet që kishte Rama dhe Meta nuk do na ngelej gjë tjetër veçse të prisnim sa mandate do kishte dëshirë të na linte Rama.
E nëse kujtesa nuk ju ka lënë bashkëudhëtarët e mi demokrat atëherë më thoni:
A ishte Lulzim Basha ai që luftoj bashkë me demokratët për ligjin e dekriminalizimit? Pa të cilin sot do kishte dhjetëfish më shumë presion dhe kriminel me pushtet në parlament.
A ishte Lulzim Basha ai që luftoj bashkë me demokratët për të kthyer gjithë vëmendjen ndërkombëtare se droga ishte masive në vend derisa u kthye në problem e pranuar nga vetë qeveria e ndërkombëtarët? Pa të sot do kishim dhjetëfish më shumë mundësi që jo vetëm këto zgjedhje por edhe për 15 vitet e ardhshme të ishin të kapura.
A ishte Lulzim Basha me aksionin e tij politik bashkë me demokratët, në çadrën e lirisë që detyroi Ramën të hiqte gjysëm e qeverisë? Me një ministër si Sajmir Tahiri do e kishe policinë dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Ilir Beqja do i kishe mjekët dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Lindita Nikolla do i kishe mësuesit dhjetëfish më shumë në fushatë.
A ishte Lulzim Basha që bashkë me demokratët paraqitën një program, biles të vetmin program në këtë fushatë, të konsultuar me ekspert gjerman dhe amerikane dhe një plan konkret për zhvillimin e ekonomisë? Pa këtë fitorja do ishte edhe më e largët.
Këto janë arritjet e tij dhe tonat, se jemi mësuar që sukseset i ndajmë bashkë. Ndërsa humbjen duam t’ja faturojmë vetëm atij. Por këto arritje nuk mund të zhduknin me shkop magjik gjithë planin, paratë, kriminelët dhe drogën e Edi Ramës. A mund të bënim ne demokratët gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. A mund të bënte Basha gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. Të kërkosh përmirësime dhe reflektime në funksion të fitores është gjëja më normale. Të hedh rrufe, me qëllim vetëm për të zënë poshtë kryetarin e partisë që ringriti shpresën e demokratëve, që ju dha një projekt shqiptarëve nuk është të kërkosh fitoren.
Ka gjëra më të këqija sesa humbja e zgjedhjeve, gjëja më e keqe është të humbësh besimin tek ajo që bën, tek projekti që ke dhe mos tju thuash njerërzve të vërtetën. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjërën nga këto. Ka bërë një fushatë me një projekt që kemi besuar ne dhe e beson ai dhe ju ka thënë qytetarëve të vërtetën.
Ina K. Zhupa
Zëdhënese e PDSH, Anëtare e Kryesisë së PDSH, Anëtare e Këshillit Kombëtar PDSH, Koordinatore Kombëtare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38