Flash News

KRYESORE

Situata nga Covid-19, AMA shtyn deri në qershor digjitalizimin në katër qarqe të vendit

Situata nga Covid-19, AMA shtyn deri në qershor digjitalizimin në

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë me tre muaj afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

“Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19”, njofton AMA përmes rrjeteve sociale.

Të fundit