Flash News

KRYESORE

Situata nga Covid-19, Kuvendi kërkon shtyrje të afateve për realizimin e Reformës Zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar shtyrjen e realizimit të Reformës Zgjedhore. Kjo, për shkak të situatës në vend nga pandemia e koronavirusit.

Sipas projekt vendimit të hartuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci, kërkohet të zgjatet afati i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore deri më 30 Qershor 2020.

Kujtojmë se realizimi i Reformës u parashikua të përmbyllej jo më vonë se data 15 mars e këtij viti. Kjo datë erdhi si konkluzion i arritur në takimin mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Në tryezën e Reformës zgjedhore PS përfaqësohej nga Damian Gjiknuri, PD me Oerd Bylykbashin, opozita parlamentare me Rudina Hajdarin dhe LSI me Petrit Vasilin.

Të fundit