Flash News

KRYESORE

Situata nga Covid-19, Meta nga Lezha: Të rritet fryma e bashkëpunimit mes autoriteteve dhe qytetarëve

Situata nga Covid-19, Meta nga Lezha: Të rritet fryma e bashkëpunimit

Presidenti Ilir Meta ka apeluar më shumë bashkëpunim mes autoriteteve dhe qytetarëve, për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar nga Covid-19.

Duke folur nga Lezha pas një takimi me prefektin e Qarkut, Meta tha: “Kjo është një sfidë për të gjithë botën dhe OBSH. Qeveria shqiptare po bën përpjekjet e saj dhe është me rëndësi të ketë frymë gjithnjë më të madhe të bashkëpunimit mes autoriteteve qëndrore, vendore dhe mes autoriteteve të tjera dhe qytetarëve”.

Presidenti foli edhe për konfliktin e krijuar së fundmi prej emigrantëve shqiptarë të bllokuar në kufi.

“Duhet të bëhet cdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese, duke patur në konsideratë edhe situatën ku jemi, mbrojtjen e tyre dhe qytetarët përmes karantinimin e tyre, apo testet kur ka dyshime, por do këshilloja për ata që nuk kanë domosdoshmëri për të ardhur në vend të përpiqen të evitojnë lëvizjet në këtë periudhë sa të munden”, tha Meta.

Të fundit