Flash News

KRYESORE

Situata nga koronavirusi, Grida Duma: Oligarkët e pasuruar nga qeveria po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

Situata nga koronavirusi, Grida Duma: Oligarkët e pasuruar nga qeveria po

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” tha se oligarkët në këto ditë të situatës më koronavirusin po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna.

Ajo akuzoi qeverinë se i ka pasuruar këta njerëz me koncensione dhe theksoi se qeveria së paku duhet tu sigurojë ushqim familjeve shqiptare.

Familjeve shqiptare u duhet siguruar ushqimi. Pse ia kanë dalë disa shqiptarë? Ia kanë dalë sepse kanë punuar në të zezë. Nuk janë 2600 shqiptarë pa punë në Shqipëri. Kështu thotë qeveria, por të gjithë e dimë që nuk është e vërtetë.

Ne po flasim për gjëra kryesore në jetën e një njeriu. Por jemi në luftë dhe nuk e dimë sa do zgjasë. Oligarkët thonë se do i heqin nga puna punëtorët. Oligarkët kërcënojnë njerëzit me largime nga puna. Këta njerëz janë pasuruar me koncesione. Sakrifica nuk duhet pritur nga ata që mezi jetojnë. Sektorët e mëdhenj duhen ruajtur gjithashtu”, tha Duma.

Të fundit