Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në Kosovë, regjistrohen 6 viktima dhe 112 raste të reja

Situata pandemike në Kosovë, regjistrohen 6 viktima dhe 112 raste

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të infektuar me COVID-19, duke e çuar në 539 viktima numrin e përgjithshëm.

Gjithashtu janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 713.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 131 pacientë. Deri tani në Kosovë në total janë shëruar 9923 persona.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3251.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Të fundit