Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në vend, humbin jetën 2 pacientë dhe regjistrohen 108 raste të reja me COVID

Situata pandemike në vend, humbin jetën 2 pacientë dhe

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 108 të infektuar nga COVID-19.

Dy vitkimat e shënuara sot janë dy të moshuar nga Librazhdi dhe Kurbini me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë janë kryer 811 testime, teksa 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)

Testime totale 84722

Raste pozitive 13153

Raste të shëruara 7397

Raste Aktive 5381

Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2658

Durrës 590

Shkodër 381

Elbasan 309

Lezhë 295

Fier 259

Korçë 246

Vlorë 204

Kukës 155

Berat 112

Dibër 96

Gjirokastër 76

Të fundit