Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në vend, humbin jetën 2 pacientë dhe regjistrohen 156 raste të reja

Situata pandemike në vend, humbin jetën 2 pacientë dhe

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë humbur jetën 2 pacientë me COVID, teksa janë regjistruar 156 raste të reja.

Nuk e fituan dot betejën me sëmundjen, një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçare nga Tirana, duke e çuar në 324 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, konfirmoi gjithashtu se sot janë shëruar 62 pacientë dhe janë kryer 870 testime.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,

nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,

nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,

nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,

nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,

2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,

1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale 71280

Raste pozitive 10860

Raste të shëruara 6346

Raste Aktive 4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2194

Durrës 483

Shkodër 338

Lezhë 239

Elbasan 192

Korçë 159

Fier 161

Vlorë 143

Kukës 121

Berat 79

Gjirokastër 39

Dibër 42

Të fundit