Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në vend, Ministria e Shëndetësisë: Regjistrohen 151 raste të reja me COVID

Situata pandemike në vend, Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar rreth situatës pandemike në vend, teksa raporton se janë regjistruar 151 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur, ndërkohë që ka humbur jetën një pacient, një qytetar 61-vjeçar nga Korça.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, raportohet se janë shëruar nga COVID 45 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 

39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,

14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,

8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,

nga 5 raste në Krujë, Mirëditë,

4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,

2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,

1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)

Testime totale                   70410

Raste pozitive                    10704

Raste të shëruara            6284

Raste Aktive                       4098

Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2148

Durrës                  483

Shkodër               334

Lezhë                    232

Elbasan                 184

Korçë                    158

Fier                        146

Vlorë                     138

Kukës                    130

Berat                     77

Gjirokastër            37

Dibër                     31

Të fundit