Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në vend, MSH: Humbin jetën 5 pacientë dhe regjistrohen 112 raste të reja me COVID

Situata pandemike në vend, MSH: Humbin jetën 5 pacientë dhe

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë të infektuar me COVID, duke e çuar në 271 numrin total të viktimave.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjecare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë. 132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (28 Gusht 2020)

Testime totale 60418

Raste pozitive 9195

Raste të shëruara 4923

Raste Aktive 4001

Humbje jete 271 (Qarku Tiranë 128, Durrës 38, Shkodër 35, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2063

Durrës 527

Shkodër 282

Fier 149

Lezhë 187

Korçë 184

Vlorë 137

Kukës 136

Elbasan 161

Berat 80

Gjirokastër 41

Dibër 54

Të fundit