Flash News

KRYESORE

Situata pandemike në vend, regjistrohen 135 raste të reja dhe humbin jetën 6 pacientë

Situata pandemike në vend, regjistrohen 135 raste të reja dhe humbin

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID, 6 pacientë të infektuar, teksa janë regjistruar 135 raste të reja.

Nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.

Sipas informacioneve nga Ministria e SHëndetësisë, 94 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)

Testime totale 67057

Raste pozitive 10102

Raste të shëruara 5976

Raste Aktive 3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2054

Durrës 466

Shkodër 296

Lezhë 204

Elbasan 154

Korçë 135

Kukës 129

Vlorë 125

Fier 113

Berat 69

Dibër 35

Gjirokastër 34

Të fundit