Flash News

KRYESORE

Situata pas tërmetit, Rama ftesë Bashës dhe opozitës: Të ulemi për shqiptarët, vetëpërmbajtja në fjalor e pamjaftueshme

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një ftesë të hapur për bashkëpunim forcave opozitare dhe kreut të PD, Lulzim Basha, për situatën e pas tërmetit që goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 51 viktima e qindra të plagosur.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Rama u bën thirrje të ulen në tryezë për të dëgjuar ide dhe propozime konkrete në këto rrethana të jashtëzakonshme për shqiptarët.

“1/ U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete🙏Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike🤗

2/ @lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë🤝

Unë jam gati👍

3/ ...”Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu”, shkruan Rama.

Të fundit