Flash News

KRYESORE

"Situata për 'Zgjedhoren' kritike!", Mustafaj: LSI-në, nuk e njoh nga afër; PS ka nisur manipulimet

"Situata për 'Zgjedhoren' kritike!", Mustafaj:

Analisti dhe njëherazi anëtar i komisionit përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në PD, Besnik Mustafaj, ka komentuar pozitivisht planin ekonomik me 5 pika të Partisë Demokratike, të prezantuar dy ditë më parë nga kryedemokrati Basha.

Në një intervistë për “Opinion” në News 24, Mustafaj theksoi se ky plan është ndërtuar me aleatët më të mirë europianë të Partisë Demokratike.

“Nuk jam ekspert ekonomie, por kam besim te plani i PD me 5 pika, sepse është ndërtuar ky plan me aleatët e Partisë Demokratike në Europë. Unë besoj se Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë këshillat më të mira kreut të PD-së Bashës. PS e ka nisur fushatën dhe në kuadër të fushatës është edhe manipulimi i listave që janë duke bërë. Për LSI-në, nuk e njoh nga afër, por punon fort dhe ruan simpatinë e simpatizantëve të vet. Unë shoh deklarata koherente nga ana e LSI-së. Ne kemi parë se ka një koherencë mes Bylykbashit dhe Vasilit”, vijoi Mustafaj.

Mustafaj po ashtu ka komentuar çështjen e shumë diskutuar të zhvendosjes së votuesve të opozitës nga Qendrat e Votimit. Sipas ish-deputetit largimi i njerëzve nga qendrat e votimit bëhet që në zgjedhje të mos marrin pjesë shumë persona në votime, pra proces i pastër manipulimi.

“Largimi i njerëzve nga qendrat e votimit është që të mos ketë votues të shumtë. Çfarë besimi do kenë qytetarët tek Sandër Lleshaj. Kushedi çfarë kushtesh të tjera kanë përgatitur këta për të shkatërruar procesin zgjedhor”, përmbylli Mustafaj.

Kujtojmë se, në deklarata për mediat, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka mohuar në mënyrë kategorike një gjë të tillë, duke ftuar median të distancohen nga lajmet e rreme. Insistimit të demokratëve, duke theksuar se po bëjnë gati padinë ndaj Lleshaj dhe disa zyrtarëve të tjerë në qeveri, Ministri i ka sfiduar duke u treguar derën e prokurorisë.

Të fundit