Flash News

KRYESORE

Situata politike/ Bushati: Protestat janë instrument i fuqishëm për shoqëritë demokratike

Situata politike/ Bushati: Protestat janë instrument i fuqishëm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i ftuar në studion e News 24, sa i përket situatës aktuale politike, u shpreh se protestat janë instrument i fuqishëm për shoqëritë demokratike. Por, sipas Bushatit problemi qëndron se opozita ka marrë një vendim ekstrem për djegien e mandateve.

I pyetur më tej nga gazetarët sa ndikon situata aktuale politike te vendimi i Këshillit Europian dhe nëse ka Shqipëria shpresë për çeljen e negociatave duke mos dhënë një përgjigje të prerë, Bushati u shpreh:

“Mendoj që rreziku që i kanoset Shqipërisë nga mungesa e qartë e perspektivës Europiane është një rrezik më i madh për Shqipërinë sesa për të ardhmen e projektit europian.

Gjatë tre dekadave, partitë politike e kanë përdorur presionin për zhvillimin e vendit, por bojkoti nuk ka zgjidhur gjë. Bëj thirrje dhe dua që të punojmë gjithë sëbashku që koha e mbetur në dispozicion të na ndikojë pozitivisht.

Klasa politike shqiptare ka nevojë të tregojë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve shqiptar. Europa mund të jetojë dhe 50 vite të tjera pa Shqipërinë.

Interesi i institucioneve europiane mund të kufizohet me një deklaratë ku shprehin mospëlqimin për situatën aktuale...”

Të fundit