Flash News

KRYESORE

Situata post-tërmet/ Lleshaj apel banorëve të Shijakut: Gjeni mundësi për t’u evakuar

Situata post-tërmet/ Lleshaj apel banorëve të Shijakut: Gjeni

Ministri i i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit u rikthye në zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, ku përfshihen fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas të bashkisë Shijak.

Lleshaj u ka bërë apel që të zhvendosen në qendrat e pritjes të ndërtuara në Durrës. Apeli i Lleshajt ka qenë për banorët, ndërtesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti dhe sipas ministrit, kanë mbetur vetëm ngrehina.

“Pas vizitave të para që zhvilluam në Shijak, kemi ardhur për të parë gjendjen dhe për të shpërndarë ndihma që u mblodhën nga punonjësit e policisë dhe të tjerë punonjësve të shtetit, për t’u lehtësuar sadopak gjendjen këtyre banorëve”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm tha se ka nevojë për evakuim në disa shtëpi që janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

“E di që kanë bagëti, kanë gjëra, por ju lutem të gjejnë mundësi për të lëvizur në qendrat e pritjes që kemi ndërtuar në Durrës”, bëri apel ministri Lleshaj.

Të fundit