Flash News

KRYESORE

Situata prej pandemisë, Klosi optimist: Sezoni veror mund të shpëtojë, plan për distancimin edhe në plazh

Situata prej pandemisë, Klosi optimist: Sezoni veror mund të

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, në një intervistë për Report Tv është ndalur te plani për fushën e turizmit gjatë situatës së përballjes me pandeminë e Covid-19.

Sipas Klosit turizmi i këtij sezoni do të varet nga ardhja e turistëve në rrugë tokësore dhe se falë kësaj mundësie sipas tij sezoni veror mund të shpëtojë. Megjithatë ministri theksoi se nuk dihet kur mund të ketë një ‘hapje’ dhe se e gjitha mbetet për tu parë në vazhdim.

Lidhur me sezonin e plazhit nëse situata do të jetë njësoj prej covid-19 Klosi tha se aktualisht po punohet për një draft me masa, që mund të jetë i ngjashëm me Italinë.

Sipas këtij plani, do të ketë mënyra të reja distancimi mes çadrave, nuk do të zhvillohen shkuma party, koncerte apo festa masive.

 “Sezoni do të shpëtojë sepse turistët do të vijnë në rrugë tokësore.

Në gjithë historinë e koronës dhe krizës në Shqipëri dhe botë pyetja më e vështirë është se kur do të përfundojë. Vendimi se kur do të hapet situata nuk dihet. Nuk dihet nëse sezoni do të jetë i përfshirë në aktivitet. Duke parë mënyrën shumë të mirë menaxhuar të koronës besoj do të kemi një sezon realtivisht jo të dëmtuar në maksimum, një sezon që mund të shpëtojë.

Ne kemi një turizëm që menaxhohet nga struktura hoteliere të vogla, investime me pronarë që marrin vendime të drejtpërdrejta, turizëm familjar. Po të shikosh vendet e rajonit kanë struktura të stërmëdha që kanë marrë vendim të jenë mbyllur për gjithë sezonin”, tha ministri.

Plani si do zhvillohet sezoni?

"Ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me ministrinë e shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve, dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me peçikllaz ndërmjet çadrave.

Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen. Vazhdojmë të mendojmë sikur jeta do të jetë njëlloj, sikur post kriza do të jetë njëlloj sikur para krizës”, tha Klosi gjatë intervistës për Report tv.

Të fundit