Flash News

KRYESORE

Situata/ Presidenti i Irakut kërcënon se do të japë dorëheqjen

Situata/ Presidenti i Irakut kërcënon se do të japë

Presidenti i Irakut Barham Salih deklaroi se më mirë preferon që të japë dorëheqjen se sa të emërojë në detyrën e kryeministrit kandidatin e ofruar nga një grup parlamentar që mbështetet nga Irani.

Që nga fillimi i muajit tetor, Iraku është përfshirë nga protesta masive. Shumica e protestuesve janë të rinj që kërkojnë përmirësim të qeverisjes së vendit e klasës politike që e shohin si thellësisht të korruptuar e fajtore që shumica e irakenëve janë varfëri. Prej fillimit të protestave janë vrarë më shumë se 450 persona.

Blloku “Bina” në parlamentin irakian e që drejtohet nga udhëheqësi i milicisë së mbështetur nga Irani, Hadi al-Amiri, emëroi guvernatorin e Basrës, Asaad al-Edani për postin e kryeministrit të vendit.

Por presidenti Salih tha në një deklaratë se emërimi i Assad Al-Edanit nuk do t'i qetësonte protestuesit që kërkojnë një kryeministër të pavarur pa asnjë lidhje partiake.

Ai deklaroi se nisur nga fakti që Kushtetuta nuk i jep atij të drejtën të hedhë poshtë kandidatët për kryeministër, ishte gati të largohej nga detyra.

Të fundit