Flash News

KRYESORE

Situatë e tensionuar edhe në KZAZ-në e Kamzës. Policia përdor gaz lotsjellës (Video)

Situatë e tensionuar edhe në KZAZ-në e Kamzës. Policia

Është tensionuar situata edhe në KZAZ-në nr. 27 në Kamëz në shkollën Ibrahim Rugova.

Qytetarët sëbashku me Policinë Bashkiake kanë tentuar të hapin me forcë portën e kësaj shkolle ku ndodhen materialet zgjedhore të KZAZ-së, por janë përballur me policinë e shtetit.

Pasi qytetarët kanë arritur ta hapin portën, policia i ka nxjerrë ata me dhunë duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Mësohet se gjatë kësaj përleshje janë plagosur dy efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët janë dërguar në spital.

Ambjentet e shkollës vazhdojnë të mbahen të rrethuar nga policia, ndërsa vazhdon këmbëngulja e qytetarëve për të larguar që aty materialet zgjedhore.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/kamza.mp4"][/video]

Të fundit